Goditet nga treni, vdes një person në Ferizaj

Ferizaj | 09 Maj 2017 | 16:00 | Nga

Një person rreth moshës 42-vjeçare me inicialet  I. M. ka vdekur, pas goditjes së marrë nga treni i nisur nga qyteti i Ferizaj në drejtim të Hanit të Elezit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

“Aksidenti në fjalë ka ndodhur në orën 14:00. Treni  transportues i nisur nga Ferizaj për në Han të Elezit ka goditur personin në fjalë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi, për Indeksonline.

Gjithashtu Gashi ka shtuar se personi i goditur nga treni është shtetas i Shqipërisë dhe se trupi është dërguar për obduksion në mjekësinë ligjore.

“Policia dhe Komisioni hekurudhor janë duke kryer hetimet e nevojshme të cilat janë duke vazhduar”, ka përfunduar Gashi.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur kur treni transportues  ishte  duke kaluar binarët e trenit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme