Goditet për vdekje nga vetura një grua në Prizren

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 16:53 | Nga

Sot rreth orës 12:00, në rrugën “Ismet Kryeziu” në Prizren, ka ndodhur një aksident, si pasojë e të cilit ka vdekur një grua e moshës 78-vjeçare.

Sot në Prizren një vozitës 25-vjeçar me inicialet F.T, ka goditur me veturën e tij një grua të moshës 78-vjeçare me inicialet B.M, ka konfirmuar zyrtari për informim në Policinë e Prizrenit, Vesel Gashi.

Pas aksidentit, viktima është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme