Gratë e LDK-së, homazhe te shtatorja e ish-presidentit Rugova dhe “Heroinat”

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 13:12 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të 29-vjetorit të themelimit, Forumi i Gruas të LDK-së ka bërë homazhe te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Gjithashtu homazhe gratë e LDK-së kanë bërë edhe te Memoriali “Heroinat”, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e forumit të gruas si dhe deputetja nga radhët e LDK-së, Lirie Kajtazi tha se ky forum lufton për demokracinë e gruas si dhe në të mirën qytetare.

“Sot është 7 marsi një ditë e shënuar është edhe ditëlindja e forumit. 29 vjet po bëhen që ne po luftojmë për demokracinë dhe në të mirën qytetare ne jemi me grupin e LDK-së”.

“Është një ditë e veçantë pasi është dita e mësuesit. Në këto raste të veçanta dhe sot përkujtojmë njeriun e madh të Kosovës presidentin Ibrahim Rugova”.

“Është fati i LDK-së që jo vetëm ta lind demokracinë në këtë vend por edhe ta ruajnë të cilën të tjerët nuk po e njohin si duhet dhe po e cenojnë në shumë drejtime. Shprehim respekt për shumë gra të cilat në faza të ndryshme kanë kontribuar”.

“Ndryshe një pjesë e forumit të gruas sot ishte në vizitë edhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, pas vizitës ato u shprehën që është kënaqësi të kujtohen ata që dhanë çdo gjë për lirinë”.

Të ngjashme