Haki Abazi deklaron se e flet gjuhën dari

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka deklaruar se e flet edhe gjuhën dari.

Në Formularin për Broshurën e Parlamentarëve që e ka siguruar Express, Abazi ka deklaruar se, përveç gjuhës amtare, flet edhe gjuhën angleze, sllave dhe gjuhën dari.

Gjuha dari ose darishtja, e njohur edhe si persishtja dari, është një variant i gjuhës perse që flitet në Afganistan.

Termi dari është pranuar zyrtarisht që të zëvendësoj termin “perse” nga qeveria afgane në vitin 1964.

Të ngjashme