Halil Kastrati pret në takim ministrin Krasniqi, i ofron përkrahje

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme në shtëpinë e të moshuarve ka qenë ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi.

Për vizitën e tij ka njoftuar vet humanisti Halil Kastrati, i cili ka treguar se ka marr përkrahje dhe gatishmëri për rrugëtimin human.

Postimi i plotë:

Sot për vizitë në shtepinë e të moshuarve patëm Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës me bashkëpunor, z. Elbert Krasniqi, deputetët e parlamentit, z. Eman Rrahmani dhe z. Visar Korenica.

Gjatë takimit me ministrin dhe deputetët bashkëbiseduam për aktivitetet bamirëse të shoqatës sonë, ku shprehën gatishmërinë për të na qëndruar afër në rrugëtimin tonë human.

Në emrin tim dhe stafit të shoqatës i falendëroj për vizitën, duke ju uruar shëndet dhe suksese!

Zoti ju shpërbleftë!

Të ngjashme