Haradinaj bën homazhe tek arkivolet e heronjve të Llapit

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 11:26 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kujtim të katër heronjve të Llapit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, homazhe bëri edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga bashkëpartiakët e tij, raporton Ekonomia Online.

Më pas Haradinaj u nënshkrua në librin e përkujtimeve.

Kryeministri në detyrë, kishte kërkuar që rivarrimi i këtyre heronjve të bëhet para festës së 28 Nëntorit.

Kurse prej orës 12:00 mbahet një akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar.

Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes katër heronjtë do të rivarrosen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në lagjen “Velania” në kryeqytete.

Të ngjashme