Haradinaj: Beteja e Vranocit dhe Kryshecit e ndihmuan luftën çlirimtare

Pejë | 27 Maj 2019 | 18:09 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në fshatin Vranoc dhe Kryshec të komunës së Pejës janë zbuluar pllakat e Betejës së 29 Majit. Aty ishte i pranishëm edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili tha se kjo është njëra prej zonave që ka shumë histori në vete, raporton EkonomiaOnline.

Këtë pjesë të rrafshit të Dukagjinit Haradinaj e quajti edhe si zonë e burrave dhe trimave. Pllakat e zbuluara tha se do të përkujtojnë çdo herë lavdinë e heronjve dhe martirëve të kësaj ane.

“Kjo zone është zonë me tradite  të burrave e të trimave është një  prej zonave qe ka shumë histori qe ka qëndrua në të drejtën të vet e s’ka lejua kush me ndryshua. Për mua është nderë të jemi bashkë fillimi ka qenë shumë i vështirë ka pas pak armë e pak djem. Kur nderojmë me pllakë kjo është një traditë që shtetet tjera e kanë shumë të zhvilluar shyqyr edhe ne po e bëjmë”, tha ai.

Pas zbulimit të pllakës në fshatin Vranoc, Haradinaj u ndal edhe në fshatin Kryshec. Edhe aty zbuloi pllakën e Betejës së 29 Majit.

Tha se në këtë fshat gjatë luftës së fundit kanë gjetur përkrahje të madhe.

“Faleminderit për anën njerëzore që e keni shpreh, në Kryshec kemi gjet përkrahje të madhe që në fillim morëm një drejtim vijat frontale ka qenë kohë ë vështirë e të paqarta. Është nderë i madh me u bashku sot. Nuk ndjehem i zoti boll sa me pak fjalë me tregu. Krejt mundi jonë e i popullit tonë është shpërblyer me liri, na ndihmoi NATO, tash ne po punojmë me u bë anëtar të NATO-s,  po punojmë me u bë anëtarë të BE-së me lëviz lirshëm po shpresojmë që në shtatorë do të ndodhë”, tha ai.

Haradinaj i siguroi banorët e kësaj pjese se janë duke punuar për zhvillimin ekonomik, pajtimin me Serbinë, dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve të vendit.

“Jemi të gatshëm me u njohtë me Serbinë, s’ka marrëdhënie tjera pos me njohtë njëra – tjetrën. Ju siguroj që po punojmë që fëmijët tanë mos me mendua për një vend pune jashtë vendit por me punua në vend të vetin”, përfundoi Haradinaj.

Në fund të këtij aktiviteti  u shpërndanë edhe mirënjohje në shenjë nderimi për ata që luftuan në mbrojtje të vendit.

Të ngjashme