Haradinaj: Fabrika e mishit “Buquku”, brend familjar dhe shumë i besueshëm

Pejë | 23 Jan 2019 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka vazhduar vizitën e tij në Pejë, në fabrikën e përpunimit të mishit “Buquku”, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj me rastin e kësaj vizite tha se Buquku është një brend familjar dhe shumë i besueshëm.

“Jemi në fabrikën e mishit prodhim përpunim të mishit Buquku, pra po më vjen keq që po e them edhe njëherë, Peja është brezi i shumë vendeve në Kosovë. Pra jemi në një brend i cili është brend familjar që është besim së pari, është Buçuku, një familje që qe disa breza e bënë të njëjtën punë, mishin produktet e mishit”, tha Haradinaj.

Kryeministri e çmoi lartë kualitetin e këtij prodhimi derisa tha se Buquku ia shkon të gjithëve për kapacitet prodhues.

“Janë njerëz që me të drejtë i beson Peja e kjo trevë, por fatmirësisht edhe Kosova edhe më gjerë. I falënderoj për investimin që e kanë bërë, pra është një investim që e ngritë çdo parametër të kësaj industrie. Shpreha gatishmërinë që të jemi afër me ta, pra për zgjerim për rritje. Ku me marrë ma mirë se sa qytetari i Kosovës me pasë një produkt që është ndër breza që është shumë serioz që është i besueshëm por që edhe me kualitet ia shkon të gjitha produkteve tjera në këtë rast Buquku”, u shpreh Haradinaj.

Të ngjashme