Haradinaj fillon përgatitjet për shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë, takon Shoqatën e Gastronomëve

Prishtinë | 05 Shk 2019 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim anëtarët e Shoqatës së Gastronomëve të Prishtinës.

Ai ka bërë të ditur se me përfaqësuesit e kësaj shoqate kanë  shqyrtuar idetë që kryeqyteti të promojë mënyrën unike të festimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

“Për krijimin e një tradite dhe përfshirjes aktive të Shoqatës së Gastronomëve të Prishtinës në agjendën shtetërore të shënimit të 17 Shkurtit, me përfaqësuesit e kësaj shoqate shqyrtuam idetë kreative që kryeqyteti ynë të promovojë një mënyrë unike të organizimit dhe festimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, që gërshëton autentiken me bashkëkohoren”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme