Haradinaj: Kolë Berisha dha kontribut të çmuar për arsimin ndër vite

Prishtinë | 29 Gus 2021 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeparlamentarit Kolë Berisha.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Berisha dha kontribut të çmuar për arsimin ndër vite.

“Në kohën kur organizimi jonë për çlirim merrte formë, ai angazhohet në pajtimin e gjaqeve dhe hasmërive dhe në themelimin e institucioneve paralele në Kosovën e okupuar”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës z. Kolë Berisha.

Ai dha kontribut të çmuar për arsimin ndër vite. Në kohën kur organizimi jonë për çlirim merrte formë, ai angazhohet në pajtimin e gjaqeve dhe hasmërive dhe në themelimin e institucioneve paralele në Kosovën e okupuar.

Pas luftës, ai vazhdoi kontributin e tij në shtetndërtim, ku mes tjerash kryesoi Kuvendin e Kosovës.

Ngushëlloj me këtë rast familjen Berisha, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën.

Të ngjashme