Haradinaj pas vdekjes së Bushit të vjetër: Prehu në paqe njeriu i Kosovës

Prishtinë | 01 Dhj 2018 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka mbetur i pikëlluar pas vdekjes së ish-Presidentit Amerikan George H.W Bush, në moshën 94-vjeçare.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj tha se Presidenti Bush do të mbahet në mend për denoncim direkt ndaj represionit dhe terrorit serb ne Kosovë.

“Kosova sapo humbi një mik të madh e ShBA-të një patriot të devotshëm.
I pikëlluar për vdekjen e presidentit të 41 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës George H.W Bush.
Bush gjithë jetën e tij e dedikoi në shërbim të popullit amerikan dhe paqes në botë.

Presidenti Bush do të mbahet në mend për denoncim direkt ndaj represionit dhe terrorit serb ne Kosovë. Ai do te mbahet në mend për “mesazhin e Krishtlindjeve” drejtuar presidentit serb në vitin 1992, me të cilin vendos vijën e kuqe për luftë në Kosovë duke e mbrojtur popullin tonë nga tendenca dhe kërcënimi për shfarosje nga regjimi i Milloshevicit në atë kohë.

Prehu në paqe, njeriu i Kosovës. Do të kujtojmë gjithmonë!” thuhet më tej në statusin e Kryeministrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme