Haradinaj-Stublla priti në takim lamtumirës Shefin e OSBE-së Jaan Brathu

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-
Stublla, zhvilloi një takim lamtumirës me Shefin e deritanishëm të
OSBE-së, Jaan Brathu, i cili po e përfundon misionin e tij në Kosovë.

Shefja e diplomacisë kosovare dhe Brathu diskutuan për situatën
aktuale në vend, për rolin e OSBE-së dhe bashkëpunimin e këtij misioni
me institucionet e Kosovës.

Në këtë takim, u bisedua edhe për situatën pandemike, që ka pasur
ndikim edhe në punën e institucioneve të Kosovës, edhe të Misionit të
OSBE-së.

Ministrja Haradinaj-Stublla falënderoi kreun e deritanishëm të OSBE-së,
Brathu për punën e tij në Kosovë dhe i uroi sukses në detyrat e reja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme