Haradinaj: Ushtria jonë po forcohet çdo ditë si aleate e NATO-s

Prishtinë | 05 Mar 2021 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj me rastin e fillimit të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se Ushtria e Kosovës po forcohet.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Ushtria e Kosovës po forcohet çdo ditë, si aleate e NATO-s, në mbështetje të paqes në 

rajon dhe botë, falë frymës atdhetare që paraqet Epopeja e UÇK-së, Lufta Çlirimtare dhe trashëgimia nga brezat e tërë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Ushtria jonë po forcohet çdo ditë, aleate me NATO-n, në mbështetje të paqes në rajon e botë, falë frymës atdhetare që paraqet Epopeja e UÇK-së, Lufta Çlirimtare dhe trashëgimia nga brezat e tërë që kombin, lirinë dhe mirëqenien e tij, e vendosën para vetvetes. 

Lavdi të rënëve për liri! 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme