Hoxha: Deklarimet politike po e njollosinë policinë, por edhe shtetin tonë

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 08:11 | Nga

Se sa e suksesshme është Policia e Kosovës në punën e saj e tregon vlerësimi që kanë dhënë figura të larta politike të SHBA-së.

Kështu ka thënë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, që ka treguar se policia është vlerësuar si kampione në luftën kundër terrorizmit, njofton Klan Kosova.

Hoxha ka thënë se këtë vlerësim për policinë kosovare e kanë dhënë ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden dhe së fundmi senatori John McCain.

“Biden dhe McCain kanë dhënë lëvdata të mëdha për policinë duke e vlerësuar lartë – një prej kampionëve global në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë Hoxha në “Ora e Fundit”.

“Kjo na kënaq dhe na bënë që të jemi në nivel të kryerjes së detyrës”, ka shtuar ai.

“Besoj se në Policinë e Kosovës ka shumë profesionistë, ku janë rreth nëntë mijë pjesëtarë”, ka shtuar Hoxha.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës mund të jetë e kapur nga ndonjë strukturë politikë në vend.

“Kemi pasur arrestime të 59 zyrtarëve policorë dhe kjo flet më së miri për punën e policisë. Deklarimet politike për punën e policisë e njollosin vet policinë por edhe shtetin tonë”, ka përfunduar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme