Humb jetën në një aksident në Suedi 22-vjeçari shqiptar nga Kosova

Prishtinë | 13 Shk 2021 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Vatan Rama, një 22-vjeçar nga Botusha e Koshares ka vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik në Suedi.

Vatani ishte i vetmi djalë në familjen Rama, kështu ka bërë të ditur një familjar i tij, përmes një postimi në Facebook.

“Miq shoke dhe dashamirë ju njoftoj për Nipin ton VATAN RAMA,Tragjikishte humbi jetën ne një aksident trafiku ne Suedi,e lus Allahun të jesh banor i xhehnetit nipi jonë ishe I vetmi djale ne familje i HASTRETIT, na e kpute shpitin daje”, ka shkruar një familjar i tij.

Mediat suedeze kanë treguar se makina e të riut ishte përplasur më një kamion.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në një austradë të Suedisë. Policia ka treguar se ishin dashur plotë katër orë për t’u marrë me gjithë ngjarjen.

“Përplasja ndodhi në një drejtim të jugut në Lagan. Makina ngeci në pjesën e pasme të kamionit dhe u desh që policia dhe shërbimi i shpëtimit të punonin deri në orën 23:00 që të përfundonin punën e tyre në zonë”, thuhet në një media suedeze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme