IKD-ja dhe WFD-ja thirrje partive politike: Mos futni në lista kandidatë me aktakuza

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 14:40 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondacioni i Uestminster për Demokraci (WFD) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) kanë mbajtur konferencë për medie, ku është prezantuar raporti krahasues i kandidatëve me aktakuza zgjedhore nga viti 2010, 2014 dhe 2017, raporton EkonomiaOnline.

Përmes kësaj konferencë u bë thirrje që partitë politike të mos fusin në lista zgjedhore kandidatë me aktakuza.

Albert Krasniqi nga WFD tha se partitë duhet të distancohen nga personat me aktakuza dhe se kjo mund të arrihet sot kur bëhet dorëzimin i listave me kandidatë për deputetë.

“Ajo çka bie në sy trendi i politikanëve të cilët kanë probleme me ligjin që i synojnë listat për ne kjo është rënie e integritetit dhe tregon se këta njerëz nuk mund të përballen me luftën për korrupsion dhe krim të organizuar. Korrupsioni nuk mund të luftohet nga ata që janë të korruptuar.  Distancimi më së miri mund të bëhet sot kur është data për dorëzimin e listave për deputet për kuvend”, tha ai.

Krasniqi bëri thirrje që partitë politike të mos përfshinë në listë persona me aktakuza.

“I bëjmë thirrje subjekteve politike mos të përfshijnë në lista personat me aktakuza, ose me vendime përfundimtare”

Betim Musliu nga IKD e prezantoi këtë raport ku tha se kanë qëllim që të ngrisin debat bublik lidhur me këtë çështje.

“Kemi për qellim ta ngrisim këtë debat publik, i kemi pa edhe deklarimet e akterve të partive publike që kanë hequr dorë nga kandidimi këtë e shohim si pozitive. Zgjedhjet e vitit 2010, mbahen mend si zgjedhjet më masive, që ka pasur komisionerë që kanë keqpërdorur, por komisionerët nuk janë përballur me dënime adekuate. Karakteristik e legjislaturës së kaluar një numër i tyre kanë arritur të pajisen edhe me aktakuzë ku 3 janë nga AAK, 2 nga PDK. Ka pasur edhe kabinet që ka pasur ministra zëvendës që ka pasur aktakuza për ne është e papranueshme që këta njerëz me aktakuza të jenë në pushtet, kjo është e dëmshme e papranueshme për qeverisje të mirë” 

Musliu nga IKD bëri thirrje që partitë politike pas përfundimit të procesit zgjedhor të merren vesh që kjo çështje të rregullohet me bashkëpunime në mes tyre.

“Ne rekomandojmë pas këtij procesi zgjedhor partitë duhet të ulen për rregullimin e kësaj fushe”

Por Krasniqi bëri me dije që personat që kanë aktakuza por nuk kanë verdikt përfundimtar të mos paragjykohen dhe mos të shihen si fajtorë deri në verdiktin final.

“Duke pas parasysh të gjitha këto qeverisja e mirë nuk mund të jetë me persona paintegritet, këta persona që nuk kanë aktgjykim përfundimtar nuk mund të shihen si fajtorë”, tha ai

Në këtë raport u prezantuan kandidatët nga partitë politike me kandidatët nga partitë politike me aktakuza, për vitin 2014, 2017.

Sipas këtij raporti në zgjedhjet e vitit 2014 nga gjithsej 15 kandidatë për deputetë, 12 janë bërë deputetë, kurse nga zgjedhjet e vitit 2017 ishin 27 kandidatë me aktakuza, 21 prej tyre janë bërë deputetë.

Të ngjashme