Injorohet garancia e Policisë: I vazhdohet paraburgimi Veselit, Selimit e Krasniqit

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ua ka vazhduar paraburgimin tre krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Vendimi në fjalë është marrë pavarësisht faktit se Policia e Kosovës ka dhënë garancë në detaje se është e gatshme të monitorojë arrestin shtëpiak të të akuzuarve.

Me këtë rast, gjykatësi Guillou ka kërkuar nga palët që të dërgojnë parashtresat për rishiqimin tjetër të paraburgimit.

Megjithatë, mbrojtja pritet që këtë vendim të gjyqtarit paraprak ta dërgojnë në Apel.

Ndërkaq, gjykata s’ka marrë ende vendim mbi kërkesën e ish-presidentit Thaçi për lirim nga paraburgimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme