INPO: Shpend Ahmeti nga 100 premtime i realizoi vetëm 18

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 12:41 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata INPO sot përmes një konference për media publikoi raportin vlerësues “100 Premtimet e Shpend Ahmetit”, raport i cili vlerëson realizimin e premtimeve të kryetarit të Komunës së Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Sipas këtij raporti del se nga 100 premtimet e Shpend Ahmetit gjatë fushatës zgjedhore, i ka realizuar plotësisht vetëm 18, 13 në gjysmë, 40 i ka filluar dhe 29 të tjera të pafilluara fare.

Qëndrim Arifi nga Iniciativa për Progres shpjegoi në mënyrë grafike të gjitha premtimet, të cilat kanë përfunduar, ato që kanë mbetur gjysmë dhe ato që nuk kana nisur.

“Sa i përket kësaj rubrike si premtime është strehimorja për qenë endacak, kjo nismë ka dështuar nga kryetari sepse komunat nuk kanë shprehur interes. Fusha e dytë me sport dhe rekreacion kemi shtate premtime 2 të përmbushura. Premtimet 3 të përfunduara drejtimi i themelimit të parqeve. Si premtim i cili pret mjaft punë ndërtimi i parqeve rekreative sportive. Deri më tani është ndërtuar vetëm një fushë”.

“Për këtë fushë ka premtuar 13 premtime i ka realizuar 2 te filluara 6 të përfunduara. Si premtim ngecje mund të themi komuna nuk ka bërë asgjë për biletat në transportin publik. Fusha e katërt për këtë fushë ka premtuar gjysmë realizuara një dhe 5 nuk janë realizuar. Si premtim është harta zona si dokument shumë i rëndësishëm, në baze të vendimit komunal është dashur të përfundoi ende nuk është përfunduar. Fusha e pestë shëndet dhe mirëqenie 10 premtime, 5 realizuar te pafilluar një. Përfundimi i zotimit ushqimi i ngrohtë qendra e re sociale”, tha ai.

INPO dha disa rekomandime për kryetarin e Prishtinës.

Premtimet e filluara gjysmë të përmbushura të vazhdohen në mënyrë serioze. Përparësi premtimeve që kërkojnë kohë të gjatë përmbushje. Kryetari i Komunës të shikojë mundësinë e buxhetit dhe të  të punojë me intensitet të shtuar me qëllim të realizimit të punëve të premtuara.

Raportin e plotë mund ta gjeni përmes këtij linku: http://bit.ly/376Wjz8

Të ngjashme