IPKO-Digitalb pasurojnë platformën televizive edhe me dy kanale të reja

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

IPKO-Digitalbsjellë në platformën e saj kanalin FoxMovieChannel, i cili është pozicionuar në numrin 95, si dhe ofrohet për të gjithë klientët e pakove Familjare dhe Premium. Ky kanal ofron filma me emra të mëdhenjsiç janë, Robert Deniro, JeniferLawrence, MonicaBelucci, e shumë të tjerë. FoxMovieChannelpërmban dy blloqe filmash, ata të prodhuar së fundmi dhe filma klasik. Ndërsa vetëm në SHBA, është prezent në 45% të familjeve amerikane. 

Ndërsa për të gjithë adhuruesit e sportit, IPKO-Digitalb, pasurojnë platformën edhe me kanalin Super Sport 7, i cili ekskluzivisht do t’u ofrojë shikuesve lajme, analiza dhe ndeshje të shumta sportive 24 orë në ditë. Ky kanal ofrohet vetëm në pakon Premium dhe Premium HD. 

Vetëm gjatë vitit 2019, IPKO ka pasuruar platformën e saj edheme shumë kanaletë reja, duke veçuar këtu TDC dheFunandFastBox.

IPKO është e përkushtuar që të ofrojë përmbajtjen më të mirë televizive për klientët e saj dhe njihet për inovacion, kualitetin më të mirë të shërbimeve dhe kujdesin ndaj konsumatorëve. Për më shumë, IPKO njihet për ofrimin e përmbajtjes më të pasur sportive, përmes platformës së saj të përbashkët me Digitalb-in.

Të ngjashme