Ish-deputetja Saraçi: Brovina shpifi, do ta padis

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 17:54 | Nga Nexhmie Hysemi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-deputetja e LDK-së, Mevlyde Saraçi, ka mbajtur konferencë për media në lidhje me deklaratat e deputetes, Flora Brovina, raporton EkonomiaOnline.

Saraçi tha se ajo asnjëherë nuk ka dërguar ndonjë fotografi tek Flora Brovina, ndërsa kërkoi falje ndaj viktimave të dhunës të cilat janë prekur nga kjo ngjarje.

“Nuk e pranoj përcjelljen e fajësisë për një fotografi që nuk e kam parë kurrë. Sikur ta kisha atë fotografi, do ta dërgoja në Prokurori. Nuk e njoh fotografinë, nuk e njoh rastin. Unë jam e detyruar të ndërmarrë hapa. Do ta padisë për shpifje, kundër një ish- deputeteje, një gruaje që ka punuar gjithë jetën për Kosovën, për të drejtat e njeriut. Ajo ka bërë një gabim të madh por nuk ka pasur nevojë që të përmend emra. Unë pres që të kërkojë falje, por pavarësisht nga ajo unë si individ do të ushtrojë padi”, ka thënë Saraçi.

Saraçi bëri të ditur se të hënën do të jep deklaratë edhe në Polici lidhur me fotografinë që Brovina e ka paraqitur para mediave.

”Unë tani në autobus mora një kërkesë nga policia hetuese që të hënën në mëngjes do të paraqitem për hetime, nuk e din cilësinë e dëshmitares apo tjetër por unë gjithsesi do të shkoj, hapat tjerë do ti ndërmarrë pas intervistimit. Privatisht skam punuar kurrë me të vetëm publikisht, sa për zarfe dhe njerëz që s’kanë emra apo moskujdes unë nuk ndjej obligim. Unë do ta them të vërtetën dhe s’kam frikë nga e vërteta. Drejtësia do të flet”.

Të ngjashme