Ish-presidentja reagon për dhunimin e 11-vjeçares: Dhuna ndaj grave e vajzave duhet të marrë fund!

Prishtinë | 29 Gus 2022 | 20:06 | Nga Ekonomia Online


Sot një rast tragjik është raportuar në Kosovë, ku dyshohet se pesë persona kanë dhunuar një 11-vjeçare në Pishtinë.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se ka mbetur e shokuar nga ky rast, shkruan Zeri.info.

Ajo më tej u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që t’i dënojnë sulmuesit me të gjithë forcen e ligjit, ndërsa shtoi se organet e tjera të merren sa më parë me rehabilitimin psikologjik të viktimës.

“Shoqëria jonë duhet t’i dënojë ashpër veprimet e tilla, si dhe të gjithë ne kolektivisht duhet të punojmë që viktimave tu japim gjithë mbështetjen e nevojshme”, shkroi ajo.

Ajo më tej ka thënë se aktet e tilla nuk i kanë hije Kosovës.

“Aktet e tilla çnjerëzore nuk i kanë hije Kosovës, kemi mjaft plagë të hapura. Dhuna ndaj grave e vajzave duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë!”, shkroi ajo.

Të ngjashme