Ish-ushtarja e UÇK-së e quan Besnik Bislimin “komandant arkiva”

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Ish-ushtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Aida Dërguti e ka quajtur zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, “komandant arkiva”, shkruan Gazeta Express.

Kjo pas takimit që Bislimi zhvilloi në Bruksel me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe me zëvendës ndihmësin sekretarin e shtetit  amerikan, Gabriel Escobar.

“Komandant Arkiva prap ne Bruksel #poshtëkarakatundi”, ka shkruar Dërguti në një postim në “Facebook”.

I dërguar i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se ai po mbështet përpjekjet e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

“Prioritet numër një është që të ulen tensionet. Ato janë shumë të larta tash dhe duhet të ulen menjëherë”, tha Escobar.

Zyrtari amerikan tha se duhet që urgjentisht të gjendet zgjidhje për çështjen e targave të automjeteve dhe që palët t’i kthehen dialogut, përmes të cilit do të zgjidhen çështjet e hapura.

Ndërsa, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi,Miroslav Lajçak përmes një postimi në Tëitter ka shkruar se me kryenegociatorët ka diskutuar ndaras për të mënyra se si të zgjidhet kriza e tanishme, raporton Gazeta Express.

“Këtë mëngjes, pata dy takime të ndara me Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar mënyrat për të zgjidhur krizën aktuale. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona gjatë gjithë ditës”, ka shkruar Lajçak.

Të ngjashme