Ismaili ngushëllon familjen Veseli: Inspiroi të tjerët me frymë patriotike

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së Uran Ismaili ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Veseli me rastin e ndarjes nga jeta të babait të ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Ismaili tha se Fazli Veseli, lirinë e Kosovës e ka pasur qëllim.

Postimi i plotë:

Nderim të përhershëm Fazli Veselit, fryma patriotike e të cilit edukoi dhe inspiroi ata që lirinë e Kosovës e kishin qëllim. Pas një jete plot beteja, paqe të përjetshme për të!Ngushëllimet më të thella kryetarit Veseli dhe familjes së tij!

Të ngjashme