Istrefi takohet me Qalajn, synohet fuqizimi i bashkëpunimit të ndërsjellë

Prishtinë | 02 Gus 2019 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi është takuar me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn, me të cilin ka biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit me qëllim të fuqizimit të ndërsjellë ndërinstitucional, raporton EO.

Këtë lajm, Istrefi e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ky është postimi i pltoë i Istrefit:

Takimi me Drejtorin e Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj, ishte rast të diskutojmë për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit me qëllim të fuqizimit të ndërsjellë ndërinstitucional.

Racionalizimi, mbikëqyrja dhe forcimi i shërbimeve duke ofruar përkrahje të ndërsjellë, shfrytëzimin e kapaciteteve dhe avancimi i shërbimeve me interes të përbashkët, ishin disa nga temat që u shtruan në takim.

Telekomi është vlerë dhe pasuri e Kosovës. Ne jemi në shërbim të qytetarëve, duke ngritur besimin në shërbimet tona, profesionalizimin dhe respektimin e ligjit të institucionet, në veçanti, ngritjen e performancës dhe besueshmërinë për sektorët e ndjeshëm të shtetit tonë.

Fuqizimi i Telekomit, është edhe fuqizim i shtetit tonë!

Të ngjashme