Jetojnë në barakë qe 35 vjet, pandemia ua rëndon edhe më shumë gjendjen ekonomike

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 11:50 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Jetojnë në barakë qe 35 vjet, pandemia ua rëndon edhe më shumë gjendjen ekonomike

Tash e 35 vjet po jetojnë në gjendje të rëndë ekonomike në një barakë në qendrës të Prishtinës. Mezi ia dalin të mbijetojnë dy pensionistë derisa shteti deri më tani nuk iu ka ofruar asnjë ndihmë.

Madje situata e krijuar nga Coronavirusi ua ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen ekonomike e sociale duke u përballur edhe me mungesë të ushqimit.

Pensionisti Islam Kuleta ka rrëfyer për Ekonomia Online për gjendjen me të cilën po përballen ata, duke pasur kështu edhe mungesë mielli dhe artikujve tjerë bazik ushqimor.

Ai ka fajësuar komunën të cilët nuk iu kanë shpërndarë pako ushqimore as në këtë kohë pandemie.

Kuleta i cili jeton vetëm me gruan e të cilët nuk kanë fëmijë, nuk janë ndihmuar asnjëherë nga komuna, kurse thotë ai se bukën e gojës e marrin nga një shoqatë këtu në qendër.

Pensioni prej vetëm 90 eurosh nuk i mjafton për barna e as për gjërat elementare.

“Unë e kam një pension 90 eurosh, gruaja e ka një rast social prej 60 eurosh. Në këtë kohë të pandemisë i ka marr dy pagesa në muaj. Prej komunës së Prishtinës asnjë njeri nuk ka ardhur me na vizituar në çfarë kushtesh jemi dhe si po jetojmë. Në këtë lloj pandemie asnjëherë në derë askush nuk ka ardhur”.

“E falënderoj xhaminë për një pako ushqimore dhe nganjëherë i marrim dy bukë shpërndajnë një lloj shoqate. Por prej komunës ende asgjë. Jo vetëm tash në pandemi por edhe në raste tjera kurrë. Falënderoj juve që jeni ardhur me na vizitua për kushtet se si i kemi. Këtu nuk kam se çfarë të hijeshoj e as të prishi më shumë. Bjen shi duhet me dalë një qoshe të dhomës. Bjen borën e kaplon krejt, më shumë janë të mbuluar me llastika krejt copa-copa”.

Kuleta tha se nuk mundet të marrë asgjë me zor nga shteti, por vetëm dëshira dhe vullneti i tyre mund t’i ndihmojnë, raporton Ekonomia Online.

“Nuk mundem të marr asgjë prej shtetit me zor, por veç dëshira e tyre me na ndihmua diçka. Që 35 vite jetoj këtu, nuk kamë fëmijë vetëm më gruan jam në këto kushte siç po e shihni. Falënderoj Zotin dhe rrethin e sebepeve çka do që po kanë mundësi”.

“Në vitin 1981 në ndërtesën e fakultetit kam punuar 3 vite, Isa Mustafa kur ka qenë në atë kohë dekan. Njësi Speciale në Hajvali edhe aty vetëm 2 vite, copa-copa kështu tonë jetën. Fati i pleqërisë me vetëm 90 euro. Kanë dërguar nëpër Hajvalia rast socialë siç jemi ne, kanë dërguar pako ushqimore, kurse këtu në mes të qytetit nuk kemi marrë asgjë”.

“Mos me kanë me i marrë dy bukë këtu, ne duhet me dalë me lyp në rrugë nuk kemi çka me bë me 90 euro. Duhet me ble barna ose gjërat elementare, po donë me na hup krejt”, u shpreh ai.

Të ngjashme