Kapen narkotikë në Mitrovicë, arrestohen dy persona

Prishtinë | 26 Shk 2022 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy persona pasi në një banesë kishin improvizuar një laborator për prodhimin e marihuanës.

Sipas policisë gjatë aksionit janë konfiskuar 26 kg e 216 gramë marihuanë, 355 bimë të mbjella dhe disa pajisje të laboratorit.

Vlera e narkotikëve të konfiskuar është rreth 50.000 euro. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

Njoftimi i plotë:

Rr. Kral Petri, Mitrovicë  (NN) 25.02.2022 – 16:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në një banesë kishin improvizuar një laborator për prodhimin e marihuanës. Janë konfiskuar 26 kg e 216 gram marihuanë, 355 bimë të mbjella dhe disa pajisje të laboratorit. Vlera e narkotikëve të konfiskuar është rreth 50.000 euro. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

Të ngjashme