Kaplohet nga zjarri vetura e ish-deputetit të VV-së, Policia jep detajet

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Vetura e ish-deputetit dhe kandidatit për deputet nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci është kapluar nga flakët.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmetaj ka konfirmuar rastin për Ekonomia Online, ku tha se nga kjo është prekur edhe një veturë tjetër.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një veturë me targa të Kosovës të përfshirë nga zjarri në lagjen Arbëria në Prishtinë. Nga zjarri është prekur edhe një veturë afër veturës që kishte marrë flakë”, tha Ahmetaj.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, shtoi ajo.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=253508292894643

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme