Keqpërdorimet e ujit të pijes, paralajmërohen reduktime të ashpra

Prishtinë | 05 Qer 2022 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në kompaninë rajonale të ujësjellësit “Prishtina”, Sokol Xhafa ka paralajmëruar reduktime të ashpra të ujit të pijes në të gjitha qytetet dhe zonat që i mbulon kjo kompani.

Xhafa ë një postim në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar disa pamje në vende të ndryshme që tregojnë rrjedhjen e ujit.

Ai ka thënë se kjo do të vijë nëse nuk ndalen keqpërdorimet.

“‘Kultura’ jonë ‘qytetare’, ose më mirë qyqare. Keqpërdorimet – vjedhjet e ujit në të gjitha anët”, ka shkruar ai si përshkrim të pamjeve nga disa zona. “Lusim qytetarët të lajmërojnë keqpërdorimet, përndryshe e ardhmja e afërt mund të rikthejë reduktimet e ashpra në të gjitha qytetet dhe zonat”, ka shkruar Xhafa.

Të ngjashme