Kërko Drejtësi: Të gjykohen zyrtarët me afera korruptive

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 12:08 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Programi “Kërko Drejtësi”, Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut – Kosovë, Community Building Mitrovica dhe organizata Aktiv, kanë realizuar një aksion rrugor me rastit e shënimit të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Organizatorët e këtij aksioni kanë thënë se aksioni në mënyrë simbolike paraqet situatën kundërthënëse, e cila është duke ekzistuar në diskursin politik dhe në sistemin e drejtësisë për sa i përket korrupsionit, shtrirjes dhe nivelit të tij në çdo segment shoqëror, institucional, ekonomik, edukativ dhe shëndetësor, raporton Ekonomi Online.

“Në njërën anë Kosova është vendi me nivelin më të lartë të korrupsionit në Rajon dhe Evropë, ndërsa në anën tjetër kemi një sistem gjyqësor, i cili është i ngathët joefikas dhe pa vullnet për të kryer detyrat e tij në hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e zyrtarëve, individëve dhe grupeve të krimit të organizuar të përfshirë në afera korruptive”, thonë ata.

“Ne kemi vendos sot këtë kub, i cili ka formën e qelisë e cila është e zbrazët dhe më së miri tregon nevojën që në burgjet tona të kemi individ të gjykuar për korrupsion”.

Të ngjashme