Këshilli për Trashëgimi Kulturore s’ka buxhet të mjaftueshëm, përgatit strategji për pesë vjet

Prishtinë | 22 Dhj 2021 | 13:56 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ka shqyrtuar Planin e Performancës i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2022, raporton Ekonomia Online.

Zanita Halimi, kryetare e Këshillit për Trashëgimi Kulturore tha se po përgatisin planin me qëllim që të gjitha aktivitet të jenë të realizueshme.

Ajo më tej tha se nuk kanë buxhet të mjaftueshëm, por që janë duke përgatitur një strategji pesë vjeçare.

“Planin e kemi ndarë në tri objektiva: Është i nevojshme fuqizimi i mbrojtjes së trashëgimisë; Fuqizimi i Këshillit për Trashëgimi dhe Provomi i trashëgimisë kulturore”.

“Kemi paraparë asete e trashëgimisë, që të dihet se çfarë lloj projekte kanë. Edhe bashkëpunim ndërinstitucional dhe platformë digjitale janë në shqyrtim. Do të fillojmë me përgatitjen e një strategjie 5 vjeçare për trashëgimi kulturore”.

“Promovimi i punës së trashëgimisë është i rëndësishëm. Edhe promovimi i aseteve të trashëgimisë dhe bashkëpunimi me komunat. Këshilli për Trashëgim nuk ka buxhet të madh, por është i realizueshëm”.

Të ngjashme