KFOR-i dhuron strehimore të përkohshme për të mbështetur hapësirat e testimit për Covid-19

Prishtinë | 24 Tet 2020 | 17:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Misioni i udhëhequr nga NATO në Kosovë dhuroi dy kontejnerë në hapësirat shëndetësore të vendosura në Graçanicë dhe Llapnasellë.

Të dy strukturat do të shërbejnë si strehimore të përkohshme për laboratorët e testimit per Covid-19.

Dorëzimi u krye nga njësitë logjistike të KFOR-it Irlandez dhe Austriak, në bashkëpunim me Koordinatorin per Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në kuadër të iniciativave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thuhet në një komunikatë shtypi të KFOR-it.

KFOR-i thekson se vazhdimisht mbështet përgjigjen lokale ndaj Covid-19 përmes shpërndarjes së pajisjeve për të gjitha komunitetet dhe përmes lehtësimit të projekteve të ndihmës nga NATO dhe kombet partnere.

Të ngjashme