Kjo është kadetja e FSK-së që do ta marr çmimin prestigjioz të Akademisë Ushtarake britanike

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Nëntogerja Iliriane Bunjaku do të nderohet sot me çmimin Shpata Ndërkombëtare e cila i jepet kadetit me performancën më të lartë nga Akademia Ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar, raporton Gazeta Express.

Ambasada e Britanisë në Kosovë ka shkruar se Bunjaku ka bërë përpjekje të mëdha në një garë tepër të fortë për të fituar çmimin.

“Ajo luftoi në një garë tepër të fortë për të fituar çmimin, i cili reflekton performancën e saj të jashtëzakonshme, duke demonstruar qëndrueshmëri fizike, guxim dhe aftësi të vërteta drejtuese gjatë gjithë kursit. Urime për një arritje të pabesueshme Iliriane! Ky çmim do t’i prezantohet nga Shefi i Stafit të Mbrojtjes Gjeneral Nicholas Carter. Ky është një moment tepër krenar për ne dhe tregon profesionalizmin dhe aftësinë e FSK-së. Deri më tani Mbretëria e Bashkuar ka trajnuar 23 pjesëtarë të FSK-së në Akademinë prestigjioze Sandhurst.

Të ngjashme