Kjo është mosha e 14 personave të vdekur në Kosovë nga Covid-19

Prishtinë | 05 Dhj 2020 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 14 persona nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se më i riu që vdiq nga COVID-19 ishte një 56-vjeçar nga Gjilani.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 6 raste (75, 74, 68, 66, 61, 48 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 62 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Pejë 2 raste (71, 72 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Istog 1 rast (64 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 560 raste të reja si dhe 678 persona janë shëruar nga koronavirusi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme