Komandanti i FSK-së në vizitë zyrtare në ShBA

Prishtinë | 16 Kor 2021 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama është pritur në takim nga anëtarja e Komitetit të Forcave të Armatosura në Senatin e SHBA-së, Senatorja Joni Ernst.

Me anë të një komunikate për media, është bërë e ditur se gjenerallejtënant, Rrahman Rama është ftuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Gjeneral Rama pritet në takim nga anëtarja e Komitetit të Forcave të Armatosura në Senatin e SHBA-së, Senatorja Joni Ernst

Me ftesë zyrtare, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama është duke zhvilluar vizitë në SHBA. Në vazhdën e vizitës së tij në Ëashington, DC, gjeneral Rama ka takuar anëtaren e Komitetit të Forcave të Armatosura në Senatin e SHBA-së, Senatoren Joni Ernst.

Me këtë rast, gjeneral Rama ka falënderuar senatoren Ernst për bashkëpunimin dhe mbështetjen e madhe të SHBA-së dhënë për Kosovën dhe FSK-në në vazhdimësi. Në veçanti falënderoi për mbështetjen e dhënë për procesin e tranzicionit dhe zbarkimin e trupave të FSK-së në Kuvajt. Gjithashtu, në këtë takim, gjeneral Rama njoftoi senatoren Ernst për zhvillimin dhe të arriturat e FSK-së.

Duke pasur parasysh që senatorja Ernst vjen nga shteti i Ioëa-s, u diskutua edhe për bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ioëa-s, dhe mundësinë e rritjes së këtij bashkëpunimi të shkëlqyeshëm. Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe rreth situatës së sigurisë në rajon, si dhe rrugën përpara për integrim në strukturat euroatlantike.

Senatorja Ernst e përgëzoi Gjeneral Ramën për suksesin e arritur në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të FSK-së dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes së SHBA-së në procesin zhvillimor të FSK-së”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme