Komuna e Prishtinës votoi rregulloren e çmimit të vendparkingjeve

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 13:13 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës është votuar rregullorja e çmimeve për vendparkingje, raporton Ekonomia Online.

Vendparkingjet janë ndarë në tre zona si dhe janë vendosur çmimet për orë.

Zona 1: 1 euro për 2 orë.

Zona 2: 50 cent tre orë dhe

Zona 3: 30 cent 3 orë.

Faza testuese do të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2020 dhe do të zgjasë për gjashtë muaj dhe do të jetë funksional nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 00:00.

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, ka theksuar se me vendimin e marrë sot synojnë që ta zvogëlojnë qarkullimin qendrës së qytetit, duke kërkuar që prioritet të jetë qarkullimi me transportin publik apo me biçikleta.

“Logjika e çmimores është që përmes kërkesës ta menaxhojmë situatën e parkingjeve në qytetin tonë, ideja është që ta bëjmë të shtrenjtë parkingun në qendër dhe ta kufizojmë në afate kohore deri në dy orë dhe pasi ta fillojmë implementimin e kemi softverin i cili na tregon se në cila zona kemi pasur ngarkesë më të madhe dhe prapë e sjellim në kuvend për ti ndryshuar çmimet në qoftëse ka ngarkesë në rrugën B e ngrisim çmimin dhe e fusim në zonën e parë”, tha Ahmeti.

Eman Rrahmani nga Lëvizja Vetëvendosje propozoi që rruga B të futet në zonën e parë sa i përket parkingjeve për shkak të ngarkesës së madhe.

“Propozoj që Rruga B të futet në zonën e parë sa i përket parkingjeve  për shkak të ngarkesës së madhe që është , propozoj që ditën e premte dhe të shtune orari i inkasimeve të zgjatet deri në ora 24, kurse të biletat e parkimit të privilegjuar kërkojmë që pika C të largohet pra të punësuarit të cilët punojnë në zonën të cilën paguhen propozoj që kjo pikë të largohet arsyeja është që krijon një pamundësi të parkimit të banorëve, nëse ju japim leje të gjithë atyre punëtorëve të parkojmë në rrugën B, asnjë banorë nuk do të gjejë vende të lira aty”, tha Rrahmani.

“Te tarifat e parkingjeve të privilegjuara mendoj që duhet të bëhen disa ndryshime, biletat tek personat juridik duhet ët bëhen nga 45 euro në 60 euro, biletat vjetore për persona juridik nga 450 të bëhen në 600 euro, arseja është se nëse një biznes dëshiron me pas parking aty dhe të ja zë vendin një banori duhet të paguaj kaq. Në zonën e dytë për persona juridik për bileta mujore nga 30 euro duhet të bëhet  45 dhe bileta vjetore nga 300 euro në 450  euro. Kurse për zonën e 3 është fjala për persona juridik nga 15 euro të bëhe 30 euro, dhe nga 150 euro të bëhet 300 euro”.

Agim Gashi nga LDK-ja propozoi që sipas zonave për banorët rezident të lirohen parkingjet për 20 për qind.

“Problemin kryesor e shoh te banorët rezident duke pasur parasysh që mungesën e parkingjeve dhe që bëhet në ato zona nga ata që vinë nga jashtë qoftë nga ata që bëjnë biznes në kushte normale ky çmim nuk është i lartë sipas zonave por në kushte kur po fillojmë ta implementojmë mendoj që po e ngarkojmë dhe nuk po e zgjidhim problemin, propozimi im është që sipas zonave për banorët rezident të lirohen për 20 për qind”.

Vlora Dumoshi nga LDK-ja kërkoi që projekti për parkingje të kalojë sa më parë.

“Për mua ky projekt duhet me shku sa më parë e cila ka me ndërtuar një kulturë edhe për neve qytetarët prishtinas që po na vinë dhe po na bllokojnë tek dera e shtëpisë dhe s’po na lënë me dalë për çmime duhet me shiku në këtë fazën testuese se a janë reale apo jo”, tha ajo, raporton EO.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Medina Braha, tha se Komuna e Prishtinës në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera ka përgatitur planin operativ emergjent.

“Në planin operativ emergjet parashihen të gjitha masat të cilat duhet të ndërmerren për intervenime emergjente që nga formimi i shtabit emergjent. Sektori i intervenimeve gjatë vitit 2019 ka pasur 192 intervenime në bazë të kërkesës së qytetarëve , në objekte banimi dhe në objekte të bizneseve të ndryshme, rastet e intervenimeve kanë qenë të natyrave të ndryshme si të vërshimeve, rrëshqitje të dheut zjarrit, shembje të rrugëve, rënie të gjësendeve nga objekte të larta. Komuna e Prishtinës në bazë të këtij plani ka formuar komisionin për vlerësimin e këtyre dëmeve”, tha ajo.

Kuvendi Komunal i Prishtinës me 26 vota për dhe asnjë kundër ka marrë vendimin për lënie në shqyrtim publik të projekt dokumentit të planit rregullues të hollësishëm për zonën te Fakulteti Teknik në lagjen “Bregu i Diellit”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari Ahmeti, deklaroi se Universiteti i Prishtinës ka nevojë për hapësirë tjetër, pasi siç tha ai në qendër nuk ka tjetër mundësi.

“Ka arsye pse është pjesa tjetër e kampusit. Pasi është në afërsi të konvikteve dhe e larguar nga qendra. Po kërkojmë ndërtesa të reja që studentët të jenë ne atë pjesë. Jam që ta votojmë për këtë diskutim publik. Dhe pastaj do ta kemi edhe një takim për planifikim. Universiteti i Prishtinës ka nevojë, në qendër nuk ka hapësirë më. Ta votojmë e ta lëmë në diskutim publik”, u shpreh Ahmeti.

“Pjesa ku është e paraparë për operën nuk përdoret. 25 mijë euro nuk jemi të arsyeshëm ta bëjmë të shohim nga qeveria e re se çfarë do të ndërmerr për këtë projekt”.

Ai ka njoftuar se janë dy lokacione të mundshme në shqyrtim për ndërtimin e sallës koncertale.

“Salla koncertale e kemi në Gërmi, 75% e kemi paguar paraprakisht. Jemi në fazën e fundit, janë dy lokacione që po shqyrtohen edhe të “Gërmia dhe të Rilindja”, tha Ahmeti, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme