Komuna e Skenderajt organizon aktivitete argëtuese për mërgimtarët

Prishtinë | 12 Kor 2021 | 20:05 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Skenderajt ka organizuar Muajin e Diasporës për t’i mirëpritur mërgimtarët.

Ky event do të fillojë më 16 korrik dhe do të përfundojë më 16 gusht.

Postimi i plotë i kryetari të kësaj komune, Bekim Jashari:

Të nderuar qytetarë të komunës së Skenderajt,

E dashur diasporë,

Pas një periudhe të vështirë pandemike, e cila pamundësoi ardhjen tuaj në vendlindje dhe pritjen dinjitoze për ju, këtë vit po e vazhdojmë traditën e pritjes me zemër për ju që mbani gjallë ekonominë, familjet dhe shtetin tonë.

Nga data 16 korrik e deri me 16 gusht do të organizojmë për ju muajin e diasporës, me aktivitete të shumta kulturore, argëtuese e sportive.

Në sheshin “Adem Jashari”, do të ofrojmë mbrëmje muzikore  me këngëtarët më eminent të estradës sonë, në shenjë falënderimi e mirënjohje për bashkëqytetarët tonë që jetojnë në diasporë, për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë në luftën tonë të përbashkët për liri e Pavarësi dje dhe rritjen e zhvillimit ekonomik të shtetit tonë sot.

Mirë së vini diaspora jonë, Ju presim me zemër!

May be an image of text that says 'Republika Kesevis Kemuna Skenderejt Nën patronatin e Kryetarit tẽ Komunës sẽ Skenderajt, Bekim Jashari, organizohet: DIASPORA M EVENDLINDJ 16.07.2021 2021 MUZIKE LIVE AKTIVITETE SPORTIVE EKSPOZITE PANAIRE KAMPE RINORE 2 KURSE VERORE FUSHATA INFORMUESE ม SOFRA TRADICIONALE 1 Bekim Jathari KRY SKENDERAJT'

Të ngjashme