Konsullata e Kosovës në Toronto me njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Prishtinë | 04 Jan 2021 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Toronto njofton se bashkatdhetarët që kanë nënshtetësi kandaze e që këto ditë janë duke udhëtuar nga Kandaja drejt Kosovës nëpërmjet Stambollit luten të posedojnë me vete edhe ndonjë nga dokumentet e Kosovës.

Sipas njoftimit të fundit nga Konsullata krejt kjo përshkak që t’iu shmangen çfarëdo pengese në aeroport.

Njoftimi i plotë:

Lusim të gjithë bashkatdhetarët tanë me nënshtetësi kanadeze që këto ditë janë duke udhëtuar nga Kanadaja drejt Kosovës, përmes linjës së Stambollit, që të posedojnë me vete edhe ndonjë nga dokumentet e Kosovës (edhe të skaduara) në mënyrë që të shmanget çfarëdo pengese nga autoritetet në aeroport për të fluturuar. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Toronto, sikurse edhe këtë të diel, është në vazhdimësi në kontakt me autoritetet e Aeroportit Pearson si dhe me aviokompanitë fluturuese për të lehtësuar fluturimin e bashkatdhetarëve tanë drejt vendlindjes. Rrugë të mbare drejt vendlindjes!

Të ngjashme