Kosova e Gjermania vazhdojnë të shkëmbejnë nxënës e mësimdhënës

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 11:25 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit në fushën e arsimit dhe këmbimit të nxënësve dhe studentëve, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe organizatës gjermane “Education Unlimited a.V.”.

Kryeministri, Ramush Haradinaj u shpreh i gatshëm të ndihmojë edhe më tutje arsimin në vend.

“Jam i lumtur që po nënshkruajmë këtë memorandum mirëkuptimi, një tjetër hap i përkushtimit tonë për t’i dhënë përkrahje arsimit në vend. Në baza vullnetare është nis ky projekt, që nga viti 2014 e deri më sot kanë përfituar mbi 120 nxënës nga gjitha vendet e Kosovës”, tha ai.

“Falë këtij projekti, Kosova, fëmijët tanë, nxënësit, mësimdhënësit kanë përfituar mundësi më shumë për të këmbyer njohuri dhe përvoja. Falë këtij programi kemi pranuar mësimdhënës gjerman dhe kanë ardhur në Kosovë për herë të parë dhe kosovarët kanë shkuar në vendet evropiane”, tha Haradinaj.

Ai  falënderoi të gjitha familjet vullnetare që kanë strehuar nxënësit në Gjermani dhe në Kosovë.

“Qeveria duke nënshkruar memorandumin është zotuar se do ta mbështesë deri në fund këtë program.”

Haradinaj tha se ky memorandum është për një etapë pesë vjeçare por për të me dëshirë do të ishte që të vazhdonte gjithmonë ky lloj bashkëpunimi.

Kryetarja e “Education Unlimited a.V.”, Kerstin Zielosko Labonte tha se ky bashkëpunim është i frytshëm për të gjitha vendet pasi këmbehen njohuritë dhe studentët vizitojnë vendet e ndryshme.

“Ky program është shumë i rëndësishëm që të mësojmë nga njëri-tjetri dhe shpresoj të thellojmë edhe më shumë këtë lloj bashkëpunimi”, tha ajo.

Ajo  shpreson se ky lloj i bashkëpunimit të vazhdoj më tutje pasi që kjo ndihmon që studentët të marrin diçka nga vendet evropiane dhe ato njohuri t’i sjellin në vendlindjet e tyre.

Të ngjashme