Kosova pa kornizë ligjore për rregullimin punës praktike

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 11:51 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur tryezën me temën ‘’Rregullimi ligjor i punës praktike në Kosovë’’, ku të pranishëm ishin deputetë e shumë të rinj të interesuar për të debatuar për këtë temë, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se në shumë hulumtime kanë treguar që puna praktike mund të shërbejmë si një urë lidhëse mes edukimit formal dhe punës.

Artan Murati, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), tha se Kosova ka një mungesë të një kornize të detajuar ligjore për rregullimin e punës praktike.

“Republika e Kosovës nuk ka kornizë të detajuar ligjore për rregullimin e punës praktike si dhe programeve të punës praktike të cilat po tregohen se nuk janë shumë profitabile për të rinjtë”.

Murati tha se sipas Bankës Botërore papunësia tek të rinjtë në Kosovë të moshës 15 deri në 24 vjeç arrin tek 50 për qind dhe se sipas këtij hulumtimi të rinjtë e vendit tonë nuk janë aq të përgatitur për tregun e punës, sic janë të rinjtë e tjerë në vendet e BE-së.

“Sipas Bankës Botërore papunësia tek të rinjtë në Kosovë të moshës 15 deri në 24 vjeç arrin tek 50 për qind dhe ajo çka është me rëndësi me cek është që këta të ri që nuk janë të përgatitur për tregun e punës. Në tregun e punës gratë janë të nënprezantuara në vendin e punës”.

Aty u dhanë edhe rekomandimet se si duhet rregulluar çështja e rregullimit të punës praktike në bazë ligjore.

“Rekomandimet se si duhet proceduar Kuvendi i Kosovës dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale janë: Plotësim-ndryshimi i ligjit të punës në të cilin kontraktimi apo kontrata e punës bëhet e obligueshme ndërmjet punëdhënësit dhe praktikantit si dhe Hartimi dhe zbatimi i një rregullore specifike e cila do ta rregullonte punën praktike më mirë dhe e cila duhet të jetë e aplikueshme për të gjitha kategoritë e punës praktike”.

Ndërsa deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se është për keqardhje se si Kosova nuk ka të rregulluar asgjë në këtë drejtim madje sipas saj në projektligjin e punës nuk është bërë asnjë ndryshim për ta eliminuar këtë problem.

“Shpërfillja që i bëhet temave të tilla është tregues i qartë që nuk kanë vullnet për ta adresuar këtë çështje. Është për keqardhje se si Kosova nuk ka të rregulluar asgjë në këtë drejtim madje në projektligjin e punës nuk është bërë asnjë ndryshim për ta eliminuar këtë problem”, tha ajo.

“Pajtohem që shumë shpesh praktikantë janë keqpërdorur nga punëdhënësit por edhe në Kuvendin e Kosovës ka praktikantë që punojnë pa pagesë por në shumicën e rasteve ata bëjnë më shumë punë se sa zyrtarët e tjerë por është për keqardhje që pastaj atyre nuk ju njihet stazhi i punës”, tha Haxhiu.

Ndërsa deputetja, Arbërie Nagavci, tha së një sfidë e dukshme në këtë drejtim mbetet pamundësia për tu punësuar, kjo për shkak të mungesës së zhvillimit ekonomik apo është diskriminimeve që iu bëhen të rinjve në punë.

“Shumica e të rinjve tanë që kanë mundësi të vazhdojnë studimet jashtë janë më të dalluarit. Sfida tjetër është pamundësia për t’u punësuar qoftë për shkak të mungesës së zhvillimit ekonomik apo është diskriminimeve që iu bëhen atyre në punë. Ekziston vullneti që të rinjve tanë iu mundëson që së paku në institucione apo biznese të iu mundësohet praktika e cila iu njihet atyre si përvojë e punës”, tha ajo.

Të ngjashme