Kosovari e ngacmoi ambasadoren e Luksemburgut gjatë qarkullimit në trafik

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Një kosovar është arrestuar nga Policia e Kosovës, meqenëse ka ngacmuar Ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë.

Pëmres një njoftimi drejtuar mediave, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë me dije se kosovari e ka ngacmuar ambasadoren gjatë qarkullimit në trafik.

Tutje, Prokuroria ka bërë me dije se i njëjti është ndaluar për 48 orë.

 “Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet E.H., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I dyshuari i lartcekur, më 10.11.2021, gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, ka shfaqur sjellje të padëshirueshme të ngacmimit ndaj Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë. Ndaj të njëjtit, do të ndërmerren veprime të mëtejme procedural”, ka njoftuar Prokuroria.

Njoftimi i plotë:

Ndalohet një person i dyshuar për ngacmim ndaj Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë

Prishtinë, 11 nëntor 2021– Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet E.H., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari i lartcekur, më 10.11.2021, gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, ka shfaqur sjellje të padëshirueshme të ngacmimit ndaj Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë.

Ndaj të njëjtit, do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale.​

Të ngjashme