KRU “Gjakova”: Ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të ndotura, mision shtesë i yni

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale Ujësjellësit, “Gjakova”, ka bërë të ditur se misioni i tyre është ofrimi i shërbimeve të pandërprera me furnizim me ujë të pijshëm.

Përmes një komunikate për medie, KRU “Gjakova”, njofton se këto synim tjetër i tyre është t’i përmbushin standardet e OBSh-së, ta ruajnë sigurinë publike dhe duke ofruar shërbime për kënaqësinë e tyre me kosto të përballueshme.

Për më tepër, KRU “Gjakova” njofton se pjesë e këtij misioni është dhe ndërtimi i Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura, i cili gjithnjë e më shumë po e merr formën e një strukture moderne.

Komunikata e plotë:

Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë.

Misioni i KRU “Gjakova”Sh.A, është të ofrojë shërbime të pandërprera të furnizimit me ujë dhe ujërave të zeza që përmbushin standardet e OBSH-së, ruajnë sigurinë publike, tregojnë përgjegjësi në angazhimet tona sociale dhe mjedisore, veprojnë në mënyrë të drejtë dhe me mirësjellje ndaj komuniteteve që shërbejmë duke ofruar shërbime për kënaqësinë e tyre me kosto të përballueshme.

Pjesë e këtij misioni është dhe ndërtimi i Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura, i cili gjithnjë e më shumë po mer formën e një strukture moderne.

Të ngjashme