KRU “Gjakova”: Progresi i Asistencës Teknike mbi Projektin e financuar nga WBIF

Prishtinë | 11 Shk 2022 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Në objektet e drejtorisë qëndrore të KRU “Gjakova” është mbajtur
takimi i rradhës për monitorimin e progresit të Asistencës Teknike,
financuar nga WBIF për realizimin e projektit “Ndërrimi i gypave të
azbestit, instalimi i ujëmatësve të mençur, dhe kanalizimi fekal” për
rrjetin e Ujësjellësit të KRU “Gjakova” SH.A.

Të pranishëm në takim ishin përfaqësues nga Firma Konsulente
COWI, përfaqësues të IPF-së, përfaqësues nga Qeveria e Republikës
së Kosovës, MMPH-së si dhe menaxhmenti i lartë i Ujësjellësit.

Në këtë takim u miratua raporti fillestar si dhe u analizuan hapat e
radhës në realizimin e këtij projekti!

Të ngjashme