Kryeministri Haradinaj bie në grackën e humoristëve rusë?

Prishtinë | 21 Pri 2019 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Sipas Shaun Walker i cili është gazetar i The Guardian, Kryeministri Ramush Haradinaj, po del të jetë mashtruar nga humoristët rusë, Vovan dhe Lexusov.

Nëpërmjet një shkrimi në Twitter, Ramush Haradinaj, i ka uruar popullit ukrainas zgjedhje të lira dhe demokratike si dhe Presidentit ukrainas, Petro Poroshenkos, gjithë të mirat.

Ai në statusin e tij të cilin më pas e ka fshirë nga Twitter, i ka uruar të gjithë të mirat edhe “Kryeministrit të ardhshëm” të Ukrainës, Vovan Lexusov.

Këshilltari i Kryeministrit, Eroll Belegu, tha se nuk është në dijeni që Ramush Haradinaj e ka postuar një shkrim të tillë në Twitter.

“Kryeministri Haradinaj ka raporte shumë të mira me Petro Poroshenkon, i cili është pro vlerave europiane dhe euroatlantike. Natyrisht që ai e përkrahë në parim Poroshenkon në balotazh. Poroshenko është pro-europian dhe ne padyshim se jemi në anën e tij. Ndërsa sa i përket shkrimit në Twitter unë nuk jam në dijeni për këtë gjë”, ka thënë këshilltari Belegu.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme