Largohen nga Kosova edhe 79 afganë

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot janë larguar nga Kosova edhe 79 afganë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se afganët janë nisur tashmë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sot i përcollëm 79 miqtë tanë afganë që u larguan nga Kosova për në SHBA këtë mëngjes. Ne po punojmë me partnerin tonë @USEmbPristina, për t’u siguruar që mysafirët tanë në Camp Liya, të kalojnë sa më mirë derisa janë në vendin tonë dhe të jenë në gjendje të fillojnë jetën e tyre të re sa më shpejt të jetë e mundur në Amerikë. Mirupafshim dhe ju dëshirojmë gjithë të mirat duke shpresuar të dëgjojmë përsëri nga ju”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Kosova kishte strehuar qindra afganë që kishin ikur nga Afganistani pasi militantët talibanë morën kontrollin e shtetit.

Të ngjashme