Mali i Zi nis rrënimin e staneve shqiptare, banorët paralajmërojnë protesta

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Ashtu siç kishin paralajmëruar, autoritetet malazeze në mëngjesin e së hënës kanë nisur rrënimin e staneve të shqiptarëve në bjeshkën e Ishtedimit në Mal të Zi

Lajmin e ka bërë të ditur për EkonomiaOnline, përfaqësuesi i banorëve të këtyre staneve, Fatmir Gërvalla, i cili ka thënë se nuk janë lejuar nga autoritetet malazeze të shkojnë në vendngjarje për të parë se çfarë po ndodh me stanet që i trashëguan nga stërgjyshërit e tyre.

Ai ka thënë se nuk do të ndalen dhe se do të protestojnë për të kundërshtuar këtë vendim të Malit të Zi, të cilin po e konsiderojnë si të padrejtë.

Pronarët e staneve e të tokës bjeshkatare në Ishtedim pohojnë se çështjen pronësore e kanë për gjykim në Gjykatën Supreme të Malit të Zi, po ende nuk kanë marrë një vendim prej saj.

Ne po kërkojmë të marrin dhe disa dokumentacione shtesë në arkivat e Turqisë për këto troje të bleme me lira e dukat; se kanë pasur marrëveshje të hershme me shtetin e Jugosllavisë së dikurshme për toka e kullosa për shkak të tatimeve shtetërore jugosllave; se ka pasë raste dhe ndonjë riblerje pronësore të tyre, etj., etj.”, ka thënë Fatmir Gërvalla, përfaqësues i pronarëve të këtyre staneve.

Të ngjashme