Marshohet për bashkimin e Luginës me Kosovën, kërkohet të hiqet taksa prej 10%

Prishtinë | 10 Nën 2018 | 11:30 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar:  Dhjetëra qytetarë dhe aktivistë të shoqatës “Çamëria” i prinin “Marshit për Bashkim” të Luginës me Kosovën, me flamurin kombëtar në dorë, nga biblioteka “Pjetër Bogdani” deri në sheshin “Skënderbeu”, raporton Ekonomia Online.

Të tjerë pas tyre mbanin banera me mbishkrime: “Luginë Shqipëria është me ju”; “Luginë Kosova është me ju”; “Luginë Ilirida është me ju”; “Luginë Çamëria është me ju”, etj.

Ismail Selmani, i njohur si komandant Mala, ka thënë se shoqata “Çamëria” nuk është vetëm në frymën politike, por ka për qëllim bashkimin e të gjitha trevave shqiptare.

“Shoqata ‘Çamëria’ në Kosovë, bashkë me shoqatën Tiranë nuk është e interesuar të bashkojë vetëm Luginën, por në projekt e ka të bashkojë të gjithë trevat shqiptare kudo që flitet shqip dhe ku ka gjithçka vetëm shqip. Ndaj, për të ribashkuar në rinisjen e bashkimit kombëtar, siç thonë edhe Evropa, shqiptarët nuk janë tre milionë, por janë 19 milionë. Fqinjët tanë duhet të mësohen me faktin se kush janë shqiptarët”.

“Shqiptarët janë autoktone, asnjëherë nuk ia murrën asnjë pëllëmbë toke askujt, shqiptarët këtu në shesh kërkojnë bashkimin medoemos. Ejani të bashkohemi në trungun shqiptar. Sot ky gjak i djemve dhe vashave tona, pleq dhe plaka, a po iu duket se edhe ne këtu po shkelim mbi gjakun e tyre. Ne duhet të vetëdijesohemi për një Shqipëri natyrale. Rroftë Shqipëria”.

Ragmi Mustafa, përfaqësues i Luginës Preshevës, ka thënë se kjo është ditë historike dhe ka ftuar spektrin politik që të mbështesin bashkëngjitjen e Luginës me Kosovën.

Ai ka kërkuar që të hiqet taksa prej 10% e për produktet që vijnë nga Serbia, pasi sipas tij, kjo i dëmton shqiptarët e Luginës dhe bizneset e tyre.

“Është ditë dhe moment historik që Lugina e Preshevës të mbështetet fuqishëm nga të gjithë ata që kanë gjenin e kombit shqiptar. Tani ëndrra e shqiptarëve të Luginës duhet të bëhet realitet, pjesa lindore që të mos quhet më Kosovë Lindore, por lindje e Kosovës”.

“Ëndrra e tyre nuk do të shuhet kurrë deri në ditën e bashkimit. Është e mashtruar përgjithmonë politikisht ai që do mendojë ndryshe sepse këto tri komuna kanë qenë gjithmonë pjesë e Kosovës. Hiqni taksën 10%, hiqni nga agjenda juaj dilemën se a do të bashkohen këto tri komuna”.

Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD) Shqiprim Musliu, është shprehur se nuk ka rrugë tjetër , përveç bashkimit të Luginës me Kosovën.

“Sa më shumë zëri juaj dhe zëri jonë të ngritet sepse është momenti që pjesa lindore t’i bashkohen nënës së vet. Nuk ka rrugë tjetër pos bashkimit me Kosovën sepse e kemi amanet nga të gjithë dëshmorët”.

Përfaqësuesi i mërgatës nga Zvicra, Fadil Selmani, e ka quajtur të qëlluar iniciativën e presidentit të Kosovës për bashkim të territoreve.

“Kam një porosi për liderët politikë të luginës Preshevës, ju lutem qoni deri në fund zotimin për referendumin. Jeni të zgjedhur për atë dhe ju luta t’i lini anash mospajtimet. Kam një porosi për klasën politike, ne i kemi dërguar mesazhin e bashkimit, ju duam të bashkuar dhe ju jeni vëllezër”.

Shoqata “Çamëria” marshon për bashkimin e Luginës me Kosovën

Shoqata Çamëria në Kosovë po mban “Marsh për Bashkim” të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit me Kosovë.

Marshi ka nisë nga Biblioteka Kombëtare 0 dhe do të vazhdojë deri te sheshi “Skënderbeu”, raporton Ekonomia Online.

 

 

Të ngjashme