Si pjesë e masave të reja lehtësuese pas pandemisë Covid-19 nga sot qytetarët kanë të drejtë lëvizje 24 orë.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim poashtu që nga sot qytetarët që hyjnë në vendin tonë të mos i nënshtrohen masës së vetizolimit shtëpiak për një javë.
Ata që hyjnë në Kosovë do të kontrollohen nga ekipet mjekësore të QKMF-ve të vendosura në pikat kufitare apo në QKMF-të brenda komunave.