Mbi 110 mijë automjete në komunikacion të paregjistruara

Prishtinë | 02 Nën 2019 | 08:14 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbi 300 mijë automjete në vit regjistrohen dhe sigurohen në Kosovë. Derisa 30 për qind prej tyre nuk kanë sigurim valid si dhe mbi 110 mijë automjete janë të paregjistruara.

Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku i cili e konsideron këto shifra alarmante.

Sipas tij, kjo përqindje e automjeteve të paregjistruara po i shkakton dëme të mëdha kompanive të sigurimeve që operojnë në tregun kosovar.

Ai kërkoj nga Ministria e Punëve të Brendshme të pastroj listat e automjeteve të paregjistruara në sistem.

“Janë 355 mijë automjete që çdo vit sigurohen dhe regjistrohen në Kosovë. 30 për qind prej tyre nuk kanë sigurim valid në Kosovë e cila është alarmante. Ndërsa sa i përket sigurimit shëndetësor 3% e popullatës në Kosovë janë të siguruar”.

“Që nga viti i kaluar ne kemi rekomanduar Ministrinë e Punëve të Brendshme të pastroj listën e automjeteve të paregjistruara në sistem. Janë mbi 110 mijë automjete të paregjistruara. Të pastrojmë data bazën pastaj t’i fokusojmë kampanjat tona”, tha ai.

Me tej, ai tha se kompanitë kosovare ofrojnë kushte të favorshme për klientët, derisa tha se janë kushte të krahasueshme me vendet e rajonit.

“Në Kosovë sigurohen automjetet, shumica e tyre të cilët e blejnë sigurimin e obligueshëm. Kurse sigurimeve shëndetësore në udhëtim është më i kërkuar për shkak të aplikimit për viza, sigurimi i pronës, ndaj zjarrit, të garancive, sigurimi i objekteve në ndërtim”.

“Këto janë sigurime vullnetare të cilat janë në anën e palës se a duan t’i blejnë ose jo. Kompanitë e sigurimit ofrojnë kushte të mira të cilët janë të krahasueshme me vendet e rajonit. 50 për qind e kompanive janë me kapital të huaj që kanë investuar në Kosovë”, u shpreh Mazreku.

Ndër të tjera, ai theksoi se miratimi i ligjit nga Kuvendi i Kosovës mbi të ardhurat e korporatave dhe shfuqizimi i Ligjit mbi Kryqin e Kuq nga Gjykata Kushtetuese kanë hapur një etapë të re në industrinë e sigurimit.

“Kemi raportuar disa raste kanë pas tentim te keqpërdorimit për të cilat policia dhe prokuroria janë duke u marr me ato raste. Shqetësim për neve është numri në rritje i lëndimeve të lehta, ku fokusi kryesor është keqpërdorimi apo përfitimi nga kompanitë e sigurimeve”.

“Në 12 muajt e fundit kemi iniciuar ndryshimin e dy ligjeve që kanë qenë shumë të rëndësishme për sektorin, ligji për Kryqin e Kuq, ku kompanitë e sigurimit nga viti 2010 janë obliguar sipas ligjit që 1% të shitjeve vjetore të ndaj për Kryqin e Kuq”.

“Njëra nga dy top prioritet e shoqatës ka qenë ndryshimi i ligjit mbi të ardhurat e korporatave. Kompanitë e sigurimit kanë paguar 7% në qarkullim. Ky ligj ka hy në fuqi me 3 gusht 2019. Tani kompanitë do të trajtohen drejtë dhe barabartë sikur korporatat e tjera. Dy kompani kanë ikur nga vendi pikërisht për fajin e dy ligjeve”, potencoi ai.

Mazreku njoftoj rreth dëmeve që po i shkaktojnë automjetet kompanive të sigurimeve, ku deri në vitin 2018 kompanitë kanë paguar rreth 60 milionë euro, raporton EO.

“Kompanitë e sigurimit kanë paguar rreth 60 milionë euro nga viti 2001 deri në vitin 2018 që është një shumë e madhe se sa që kanë paguar korporatat tjera. Ky ndryshim do të ndikoj në rritjen e pagesave ndaj dëmeve që kanë kompanitë e sigurimit ndaj klientëve. Krahasuar me vitin 2018 kemi mbi 2 milionë euro të pagesave të dëmeve në diferencë”.

“Është një nivel 2.5 deri në 3.7 milionë euro që kompanitë e sigurimit paguajnë përmes fondit dhe kompensimit. I cili është financim shtesë nga kompanitë e sigurimit. Nga 2001-2018 kemi rreth 440 milionë euro që janë paguar nga fondi i kompensimit e që janë bërë shtesë për kompanitë e sigurimit”, ka thënë Mazreku për EO.

Të ngjashme