Mbi 13 000 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 11 Pri 2021 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në Kosovë, numri i rasteve aktive me Covid-19 ka arritur në 13.930.

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 9 raste të vdekjes e 571 raste pozitive si pasojë e koronavirusit.

Numri i të testuarve gjatë 24 orëve të fundit në tërë Kosovën ka qenë 4.351.

Numri total i rasteve pozitive është 97.467 raste nga 471.004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.976 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 81.561 raste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme