Mbi 350 lypsarë në rrugët e Prishtinës, Policia thotë se po bie numri i tyre

Prishtinë | 18 Qer 2018 | 18:48 | Nga

Kërkimi i lëmoshës në vendin tonë është një dukuri mjaftë e shpeshtë. Në rrugët e çdo qyteti të Kosovës, shohim të mitur, gra të shoqëruara me fëmijë të vegjël, dhe të moshuar, duke kërkuar lëmoshë.

Policia e Kosovës ka thënë për Express se personat që kërkojnë lëmoshë konsiderohen pjesëtarët më të rrezikuar të shoqërisë, dhe se sipas ligjeve të Kosovës, kjo dukuri është kundërvajtje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se policia në bashkëpunim me institucionet e tjera të shtetit, ka ndërmarrë veprime ligjore për largimin e lypësve nga rruga, ku janë organizuar edhe fushata të ndryshme, kjo dukuri po vazhdon të jetë si diçka e zakontë.

Problemi i kërkim lëmoshës si dukuri mbetet ende e pranishme në qytetet e Republikës së Kosovës sidomos në kryeqytetin e Prishtinës.

Fëmijët por edhe të rriturit të cilët kërkojnë lëmoshë nuk janë vetëm shtetas të Kosovës, por sipas informacioneve dhe përvojave që Policia e Kosovës ka nga tereni, një numër më i madh prej tyre janë shtetas të Shqipërisë.

Kelani thotë se personat që kërkojnë lëmoshë konsiderohen pjesëtarët më të rrezikuar të shoqërisë, gjithashtu, sipas ligjit për Rend dhe Siguri Publike, dukuria e kërkimit të lëmoshës është kundërvajtje. “Sipas ligjit për Rend dhe Siguri Publike dukuria e kërkimit të lëmoshës është kundërvajtje.

Personat që kërkojnë lëmoshë konsiderohen pjesëtarët më të rrezikuar të shoqërisë siç janë: të miturit, të moshuarit, gratë e shoqëruara me fëmijë dhe kryesisht i takojnë minoriteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Kelani thotë se nëse i referohemi statistikave të cilat rezultojnë nga aktivitetet e policisë në bashkëpunim me akterë tjerë sidomos ata për çështje sociale del se kjo dukuri po vazhdon me tendenca të uljes, gjatë këtyre dy viteve të fundit.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë me Komunën e Prishtinës, për të marrë përgjigje, për hapat që kjo e fundit do të ndërmarrë në lidhje me këtë dukuri, por të njëjtit nuk u janë përgjigjur thirrjeve, e as kërkesave të gazetës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme